75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Barinjtë, që e drejtojnë kopenë nga ajri

Për disa fermerë në Zelandën e Re, Australi e Britani, drejtimi i kopeve dhe grumbullimi i tyre ka nisur të bëhet nga qielli.

Dronët kanë rezultuar të jenë shumë të dobishëm për të bërë punën e bariut me saktësi.

Një prej fermerëve e bleu dronin për të bërë foto, por pasi vuri re që po t’ua afronte deleve, ato shtyheshin njësoj sikur t’u kishe afruar një qen.

Fermerët, të cilët i kanë bëgatitur në zona me terren të vështirë, e kanë parë këtë zgjidhje si diçka edhe më të dobishme.

Po ashtu edhe ata që rrisin drerë, e kanë më të lehtë ta drejtojnë kopenë me dron, pasi drerët vrapojnë më shpejt se qentë, por jo më shpejt se dronët.