75 Mall Live Search
20:51 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bariu gjeni bëhet me shtëpi (Video)

Që në hyrje të oborrit të shtëpisë, me flamur në dorë ka dal të pres mysafirë.

Xhevahir Hasallari, këtë 28 nëntor ka dy festa, atë të pavarësisë së Shqipërisë , si dhe ndërtimin e shtëpisë së re.

Shtëpia e vogël për Hasallarin u ndërtua, pasi që muaj më parë Klan Kosova raportoi për një veçanti që kishte 54 vjeçari nga Hani i Elezit i cili me vetëm ka vetëm 8 vite shkollim ka aftësi mbajtjen mend e kalendarit, por edhe për kushtet e vështira të tij, njofton Klan Kosova.

E tanimë Xhevahiri ka një vend ku të qëndroj, e të mos e lagë bora e shiu , ku për ndërtimin e kësaj shtëpie kontribuuan shumë persona.