20:03 / E Martë, 12 Nëntor 2019

Barka e punuar para 60 viteve, e fundosur në Liqenin e Batllavës

Liqeni i Batllavës është një nga atraksionet më të bukura dhe më të vizituara në vendin tonë.

Kjo pjesë e vendit të ofron një qetësi dhe relaks për qytetarët e vendit në çdo stinë dhe kohë.

Me një pejsazh përrallor ky liqe ndodhet në territorin e komunës së Podujevës, shtrihet në fshatrat Orllan, Barainë, Ballaban dhe ka një gjatësi 8 km, përcjellë Indeksonline.

Një detaj shumë i veçantë ku tregon se banorët e kësaj pjese janë marr me peshkim dhe lundrim, e tregon edhe kjo barkë, e cila është ndërtuar para 60 viteve dhe qëndron e fundosur në pjesën e fshatit Barainë të liqenit./Indeksonline/