75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 23 Mars 2023 / MSH

Barna pa banderola, inspektorët kontrollojnë barnatoret në Pejë

Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Kosovës, në koordinim me Doganën e Kosovës dhe inspektorët e MSH-së kanë realizuar një operacion në rajonin e Pejës.

Operacioni është realizuar nën dyshimin se disa barnatore kanë kryer veprën “Prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme mjekësore”, duke shitur produkte farmaceutike pa banderola të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Aksioni është realizuar dje rreth orës 10:00.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar dhjetë barnatore, ku janë gjetur e konfiskuar gjithsejt 681 lloje të barnave pa banderola.

Në polici janë shoqëruar tre të dyshuar meshkuj kosovarë – pronarë të barnatoreve, të cilët pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.