11:59 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Barnatorja e QKMF-së e renovuar, shikoni si duket! [Foto]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka përfunduar renovimi i barnatores së Qendres së Klinikës të Mjekësisë Familjare.

Ai përmes një statusi në Facebook ka postuar disa fotografi ku shihet barnatorja në fjalë si është rregulluar, transmeton Indeksonline.

“Barnatorja e QKMF e renovuar, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, duhet përkujtuar se tani në QKMF kontrollat e pacientëve mund të bëhen vetëm duke caktuar terminet në sportelin përkatës./Indeksonline/