16:58 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / MSH

Barrikadat në veri/ Protestojnë shqiptarët në Francë dhe Gjermani

Në Kehl dhe Strasburg, sot është protestuar kundër barrikadave serbe në veri.

Këto dy qytete, qe ndajnë Gjermaninë dhe Francën, u vërshuan nga qindra shqiptarë që protestuan, duke bërë thirrje për tërheqje të Serbisë dhe impaktit të saj tek komunat me shumicë serbe.

Protesta ishte e qetë, pa ndonjë eskalim dhe zgjati rreth tri orë, teksa shqiptarët mbanin në duar parulla që ftonin ndërkombëtarët t’i “çelnin sytë” karshi kësaj situate dhe marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në përgjithësi.

Indeksonline ju sjell pamje nga protesta.