75 Mall Live Search
18:20 / E Diele, 06 Prill 2025 / G T

Barrios shënoi eurogol në minutat e fundit për ta mbajtur në garë për titull Atletico Madridin

Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar fitore 1:2 ndaj Sevillas në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Ishte mesfushori spanjoll, Pablo Barrios që ia dhuroi tri pikë me vlerë skuadrës së tij, shkruan Indeksonline

21-vjeçari shënoi një supergol në minutat e fundit për 1:2.

Golat tjerë në këtë duel i shënuan: Agoume për Sevillan dhe Julian Alvarez për Atleticon.

Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e tretë, shtatë më pak se lideri Barcelona (67) dhe tri më pak se vendi i dytë, Real Madrid (63)./Indeksonline/