75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bartomeu ia merr nga krahu çantën ‘Dior’ të dashurës së De Jong gjatë prezantimit

Frenkie de Jong u prezantua këtë javë te Barcelona, pas transferimit të tij që në fakt ishte kryer që në janar, kur Barça mbylli gjithçka me Ajax dhe e la deri në fund të sezonit në Holandë.

Në prezantimin e tij ishte e pranishme edhe e dashura e tij, Mikky Kiemeney, e cila mbeti e impresionuar nga pritja e 20.000 tifozëve për mesfushorin, ndërsa natyrisht bëri edhe fotot e rastit me De Jong.

Gjatë momentit të fotografive ra në sy një veprim i çuditshëm i presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu, i cili thuajse vrapoi drejt çiftit dhe i hoqi nga krahu çantën të dashurës së mesfushorit të sapoblerë.

Mikky nuk e kuptoi fillimisht, duke u shtangur nga vrulli i Bartomeut, por në të vërtetë ekziston një shpjegim logjik.

Çanta ishte e markës Dior dhe dihet që Nike është sponsori i Barcelonës, ndaj nuk lejohet që të reklamohen kompani të tjera gjatë prezantimit të futbollistëve. Për këtë arsye, Bartomeu nxitoi, për të mos krijuar ndonjë incident diplomatik për një çantë.