75 Mall Live Search
13:39 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bartomeu pyetet për blerjen e Neymar, përgjigja e tij është zhgënjyese

Josep Maria Bartomeu ka qenë i pranishëm në prezantimin e portierit të ri të Barcelonës, Neto.

I pari i skuadrës katalonase është pyetur për planet e skuadrës në afatin kalimtar të transfereve. B

artomeu ka thënë se e gjitha skuadra është duke punuar për përforcime, por që nuk ka dhënë asgjë konkrete.

Kur është pyetur për blerjen e mundshme të Neymar, fansat kanë marrë përgjigje zhgënjyese.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, gjithçka është e njëjtë,” tha presidenti. Kjo deklaratë është krejt ndryshe nga ajo çfarë ka thënë drejtori i PSG-së, Leonardo.

“Kemi patur kontakte me Barcelonën për Neymar” kishte deklaruar dje braziliani, Leonardo./Indeksonline/