75 Mall Live Search
18:39 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bartomeu s’po ja qel telefonin babait të Lionel Messit

Çështja e largimit të Lionel Messit nga Barcelona është shndërruar në një dramë të vërtetë.

Lionel Messi po dëshiron që të gjej një zgjidhje me klubin që të largohet, por bordi i klubit nuk dëshiron ta largoj atë nën shumën 700 milionë euro, aq sa është klauzola në kontratën e argjentinasit, transmeton Indeksonline.

Babai dhe agjenti i Lionel Messit, Jorge Messi po mundohet që të kontaktoj me presidentin e Barcelonës, Josep Bartomeu që disa ditë.

Sipas “RAC 1”, Bartomeu nuk po ju përgjigjet fare thirrjeve të babait të Messit.

Mbetet të shihet se çfarë fundi do të ketë drama Messi-Barcelona./Indeksonline/