Basaksehir me ofertë për James

Istanbul Basaksehir ka bërë ofertë drejt Everton për mesfushorin James Rodriguez, transmeton Indeksonline.
Kolumbiani ka edhe edhe një vit kontratë me klubin por nuk duket se do të jetë pjesë e planeve të Rafa Benitez, duke mos arritur të largohet para se të mbyllet afati i transferimeve.
Megjithatë, ekipet na Turqia mund të transferojnë lojtarë ende dhe Basaksehir ka bërë ofertë për të huazuar mesfushorin, i cili mund të përfundojë në Superligën turke.