Baseli fiton Kupën e Zvicrës, nuk mungon goli i Xherdan Shaqirit

Skuadra e Baselit ka fituar Kupën e Zvicrës, pasi mposhti lehtësisht në finale Biel-in me shifrat 4:1.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline
Shaqiri shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 67’të, pasi 11-metërshin e fitoi Albian Ajeti.
Golat tjerë i shënuan: Cisse, Soticek dhe De Freitas (autogol)./Indeksonline/