10:22 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / L K

Baseli i Zvicrës zgjohet nën frikën e zjarrit

Një zjarr i madh shpërtheu në zonën e stacionit Pratteln në Basel të Zvicrës. Dy shpërthime të forta janë dëgjuar para se të shihej tymi në këtë stacion të qytetit. Për arsye sigurie, linjat e trenit në qytet janë ndërprerë.

Përkundër zjarrit masiv, të lënduar dhe viktima nuk ka.

“Brigadat e zjarrfikësve, policia dhe ambulancat janë ende në lëvizje të vazhdueshme.Është e mundur që një garazh makinash të ketë marrë flakë në vendin e zjarrit në Güterstrasse, dhe më pas të ketë dëmtuar edhe stacionin” thuhet në njoftim./Indeksonline/