Baseli merr tre pikë me golin e Andi Zeqiri

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Zalgirisit në Conference League.
Skuadra zvicerrane ka marrë tre pikë nga ky takim fal golit të futbollistit kosovar Andi Zeqiri, shkruan IndeksOnline.
Zeqiri e nisi ndeshjen nga fillim, ndërsa golin e ka shënuar në minutën e 62-të.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë ka startuar edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Taulant Xhaka.
Me këtë fitore, Baseli kryeson Grupin H në Conferencce League me 6 pikë, teksa ndiqet nga Pyunik Yerevan me 3 pikë ndërsa Zalgiris dhe Slovan Bratislava kanë nga 1 pikë./IndeksOnline/