Baseli merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Zhegrovës

Baseli dhe Edon Zhegrova nuk do të jenë së bashku edhe në sezonin tjetër.
Skuadra zvicerane kishte kohë deri në fund të marsit për të marrë vendim nëse do të dëshironte të blente kartonin e yllit Kosovar.
Sipas “Blick.ch”, sot, kur kemi hyrë në muajin prill Baseli nuk e ka aktivizuar të drejtën e blerjes për 3.5 milionë franga në llogari të Genkut për Zhegrovën, shkruan Indeksonline.
Sulmusi nga Prishtina ishte në huazim nga skuadra belge dhe zviceranet e kanë pasur të drejtën e blerjes.

Në këtë mënyrë, Zhegrova do të kthehet në Belgjikë në sezonin e ardhshëm nëse nuk ka ndonjë ofertë për të gjatë verës.
Ai ka zhvilluar 27 ndeshje me Baselin, ku do të mbahet mend shkëlqimi i tij në fitoren 3-0 kundër Young Boys në dhjetor.
Genk tashmë do të ketë mundësinë të ketë në skuadër një lojtar që është zhvilluar shumë gjatë kësaj periudhe në Superligën zvicerane. /IndeksOnline/
