17:23 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / A. A

Baselit i shtohet një gjakovar, Amir Abrashi nënshkruan kontratë

Amir Abrashi do të vazhdojë karrierën te Baseli në Zvicër.

Mesfushori shqiptar është transferuar nga Freiburgu në formë huazimi deri në fund të sezonit, shkruan Indeksonline.

30 vjeçari sivjet nuk ka gjetur hapësirë në Bundesligë te Freiburgu duke zhvilluar vetëm 56 minuta lojë gjatë tërë sezonit.

Abrashi me prejardhje nga Gjakova, do të gjejë shumë shqiptarë te Baseli si Edon Zhegrova, Taulant Xhaka, Pajtim Kasamin, Orges Bunjakun e të tjerë.

/Indeksonline/