22:03 / E Martë, 31 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Basha: Amerikanët nuk janë të shenjtë, kanë gabime edhe ata

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka debatuar me komentatorin politik, Halik Matoshi në “Politiko” rreth rolit amerikan dhe kritikave apo presionit të zyrtarëve amerikanë për themelimin e Asociacionit.

Basha, ka thënë se amerikanët nuk janë të shenjtë, kanë gabime edhe ata duke theksuar “Marrëveshjen e Dejtonit”.

“Amerikanët mos i merrni si të shenjtë se janë njerëz si na. Janë absolut demokracia më e lartë. Dejtoni u kriju kur kanë qenë të përfshirë amerikanët, pra kanë gabime edhe amerikanët.”, ka thënë Basha.

Deputeti i VV-së, tha se është kundër Asociacionit, sepse asnjë pakicë në botë nuk gëzon më shumë të drejta se sa serbët në Kosovë.

“Gjema një të drejtë që Asociacioni ua jep më shumë se sot që kanë serbët me planin e Ahtisaarit. Jemi kundër Asociacionit. Nuk ka të drejtë, duke përfshirë të gjitha të drejtat e serbëve, decentralizimi ua ka dhënë 10 komuna pra 4% të popullatës  ia kë dhënë 10 ulëse në Kuvend, për më tepër për ligjet vitale s’mund  të votohen pa shumicën e komunitetit pakicë. Në 2/3 e kanës fuqinë për ndryshime kushtetuese, i kanë të drejtat e nivelit lokal të gjitha. Nuk ka pakicë në botë që gëzon më shumë të drejta se serbët në Kosovë. “, ka thënë Basha.