Basha del me arsyetim për artikullin e publikuar ku përmendet UÇK-ja

Kryeparlamentari i kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në një konferëncë për media ka reaguar në lidhje me akuzat në lidhje me përdorimin e termit UÇK në një temë hulumtimi të publikuar gjatë studimeve të tij.
Basha, ka njoftuar se tema e tij ishte “Deportimit islam dhe fundamental në Evropën Juglindore” por gjithëmonë ka pasur në fokus Kosovën.
“Une këtu jamë për deklaru se nuk është hera e parë si Dimal Basha, e ne si lëvizje nuk është e parë që sulmohen për qarqe te caktuar. Ndjej përgjegjesi që të sqaroj për akuzat e ngrituara kundër meje. Unë ne vitin 2012 ku kam qenë si student, ku unë si student e plot të tjerë këmi dorëzu punime hulumtime. Une asaj kohë kamë bërë punimin për qështjet e “Deportimit islam dhe fundamental në Evropën Juglindore” por gjithmonë ka pasur në fokus Kosovën, dhe këtu përfundon përgjegjesia ime.
Edhe tema ime e diplomës master që kam, në vitin 2013, gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë, aty asnjë fjalë nuk është kundër UÇK-së. Të njëjtën e thotë edhe profesoresha ku kam studiuar për bachelor, e cila ka dërguar email sqarues te mediat.
Mbaj përgjegjësi vetëm për këtë pjesë. Këto akuza janë shumë të ulëta dhe rënduese për mua dhe për qytetarët e Kosovës. Unë kam bërë thirrje të luftohet raporti i Dick Marttyt. Unë Dimal Basha, si kryetar kuvendi, e kam të shenjtë luftën e UCK-së dhe sakrificën për liri. Dua të deklaroj me përgjegjësi të madhe, se kurrë në jetën time, nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë”, ka thënë Basha./IndeksOnline/