11:15 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Basha fton qytetarët në protestë

Disa orë para protestës së opozitës, kreu i PD, Lulzim Basha ka ftuar sërish qytetarët që të marrin pjesë mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Nëpërmjet një video-mesazhi në “Facebok”, kryedemokrati shkruan se padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do ua lëmë trashëgim fëmijëve.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”,shkruan Basha.