75 Mall Live Search
19:53 / E Diele, 04 Gusht 2024 / FR

Basha ironizon me liderët e opozitës: Çka po thonë për Urën e Ibrit?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha po kërkon reagimin e liderëve të opozitës për çështjen e urës së Ibrit që e ndan Mitrovicën në dy pjesë.

Pasi ambasadorët e vendeve të QUINT-it e paralajmëruan kryeministrin Albin Kurti se s’duan veprime të njëanshme, Basha thotë se liderët opozitarë “s’guxojnë” të flasin.

“Çka po thonë liderët e opozitës për Urën e Ibrit? Një fjalë t’vetme? S’guxojnë bre, sepse këta e dojnë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ më shumë se Kosovën!”, shkroi Basha.

Ai iu tha PDK-së, LDK-së dhe AAK-së se nuk e përfaqësojnë popullin.

“Zhvendosni edhe zyrat e partisë nëpër ambasada se ju veç popullin e Kosovës nuk e përfaqësoni!”, shkroi deputeti.