75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / S Z

Basha: Jemi krenar që FSK mbetet institucioni më i besueshëm në vend

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha sot vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të shënimit të “Ditës së Forcës”.

Basha tha se ushtria jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe se është krenar që FSK mbetet institucioni më i besueshëm në vend.

“Punë e jashtëzakonshme që ka bërë ushtria jonë, që është vazhdimësi e një hisorie të lavdishme e popullit tonë, trashëgimi e drejtprëdrejtë e UÇK-së. Jemi jashtzakonisht krenar që FSK mbetet institucioni më i besueshëm në vend. E kjo për shkak të një pune të shkëlqyeshme dhe përkushtimit të tyre për sigurinë e vendit tonë. Gjithashtu dhe një përkushtim i ndërsjelltë i shtetit të Kosovës, që ka bërë në rekrutimin e mbi 2 mijë ushtarëve. Por dhe  investime mbi 400 milion euro, vetëm në pajisje. Ne jemi të nderuar që jemi këtu dhe uroj e shpresoj, që kjo punë e mirë të vazhdojë për një ushtri paqedashëse”, tha Basha./Indeksonline/