Basha ka një lutje për deputetët e opozitës: Votojeni Nenad Rashiqin, është një hap patriotik!

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha u ka bërë thirrje dhe lutje deputetëve të opozitë, që në seancën e sotme ta votojnë Nenad Rashiqin.
Basha e ka quajtur akt patriotik votimin e Nenad Rashiqit për nënkretar të Kuvendit të Kosovës.
“Është moment historik ku deputetët do të kenë mundësinë ta votojnë Nenad Rashiqin, që e njeh Republikës e Kosovës, e jo deputetë të tjerë që i referohen si Kosova dhe Metohia. Sikur të kalonte kjo sot do të kishim kuvendin e konstituuar. Duhet me kujtu që e kemi humbur një mundësi të madhe, por kjo s’duhet me na ik sot. Unë dua ta bëjë ftesë e lutje për deputetët që të votojnë për Nenad Rashiqin, është moment i rëndësishem për Republikën tonë sepse Rashiq e njeh Republikën tonë. Është moment historik. U bëjë thirrje deputetëve që është një mundësi e madhe dhe hap patriotik sot ta votojmë një nënkryetar që e njeh Republikën e Kosovës”, tha ai./Indeksonline/