21:56 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Basha: LVV nuk pranon të bëhet pjesë e pazareve me postin e presidentit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se LVV nuk pranon të bëhet pjesë e një diskutimi ku bëhet pazar me postin e presidentit.

“Haradinaj thotë se posti i presidentit më takon vetëm mua dhe s’ka tjetër. Atë e merr si punë pazari që duhet t’ia kthejë më vonë votat. PDK-ja thotë se na takon neve dhe ketë punë e marrin si me tapi. LDK-ja pranon gjithkujt të ia jep këtë pozitë përfshirë edhe PDK-së vetëm që ta mbajnë qeverinë”, tha ai në Debat Plus.

Basha tha se janë në kontakt edhe me u.d presidenten Vjosa Osmanin për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

“Është i çuditshëm pozicioni i PDK-së që deklarojnë se japin votën për rrëzimin e qeverisë e nuk po na japin nënshkrimin”, tha Basha.

Ai tha se është kundër koalicionit parazgjedhor me cilindo parti.

“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt për në të mirën e vendit. Aq më shumë të zgjas kjo qeveri aq më shumë dëmtohen qytetarët. Interesi i vendit është të menaxhohet pandemia dhe ekonomia pasi po na shkojnë miliona euro”, tha ai./IndeksOnline/