19:49 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / S Z

Basha: Mos futja në agjendë të KiE është goditje ndaj Kosovës

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e anëtarësimi i Kosovës në këtë Këshill nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate.

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherit përfaqësues i Shqipërisë në Këshillin  e Evropës, Lulzim Basha në RTK se mos futja e Kosovës në agjendë në takimin e kësaj jave është një goditje ndaj Kosovës.

Ai tha se tani u mbetet ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, pasi që deputetët kanë kryer punën. Sipas Bashës, më së shumti do të përfitonin vet serbët e Kosovës, nëse do të kishin pretendime për shkelje të drejtave.

Deputeti shqiptar, Basha tha se mbështet pa hezitim qeverinë e Kosovës për të mos pranuar këtë kushtëzim.

Mos i humb