Basha ndërpret seancën, gjatë ditës do të vazhdojë seanca

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën pasi kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, nuk i ka marrë votat.
Basha ka thënë se gjatë ditës do të njoftohen deputetët për vazhdimin e punimeve të seancës.
Me arsyetimin se ai ka mundësi t’i marrë votat herën tjetër, Basha ka thënë se është më e arsyeshme të mbyllet seanca tash. Nenad Rashiqi ka konsumuar dy herët e votimit, i mbetet edhe një tjetër.