75 Mall Live Search
11:56 / E Diele, 28 Qershor 2026 / L A

Basha: Po realizohet ura e tretë mbi lumin Ibër

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër, e cila sipas tij do të forcojë lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe do të rrisë mundësitë për zhvillim ekonomik në të dy anët e lumit.

Ura e tretë mbi lumin Ibër po realizohet, duke forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe mundësinë e zhvillimit të ekonomisë në të dy anët e lumit. Punët tona po e lidhin edhe më shumë veriun me jugun.

Me Kryeministrin Kurti debati nuk është më nëse po ndahet Kosova, por sa shumë po e afrojmë atë. Vazhdojmë me punë të mira”, ka shkruar Basha në facebook”.