Basha president? Berisha-gazetarëve: A ka mundësi mos bëni shaka

“A ka mundësi mos bëni shaka?! Lëreni se ai e përgënjeshtroi këtë gjë dhe ne t’i qëndrojmë asaj”. Ishte kjo përgjigja që ish-Kryeministri Sali Berisha u dha sot gazetarëve të cilët e pyetën nëse do ta jepte votën për Lulzim Bashën president.
Sa i takon qëndrimit të Enkelejd Alibeajt që nuk e njeh si pjesë e grupit parlamentar të PD, Berisha e quan qëndrim personal dhe të pavlerë.
“Qëndrim personal, i pavlerë. Ne e pranojmë diversitetin. Po unë e pranoj, ne e pranojmë diversitetin e mendimit. Ai është një qëndrim personal, është një vazhdim i qëndrimit dhe vendimeve të Bashës, por është çështje e tij. Janë të pavlera. Për qëllime personale nuk ka penalitete”.
Ish-kryeministri thekson se është pjesë e grupit parlamentar, pasi siç shprehet, Kuvendi i 11 Dhjetorit varrosi vendimin e Bashën për ta përjashtuar nga grupi.
“Unë jam pjesë e grupit parlamentar. Vendimi i 9 Shtatorit u varros në mënyrën më demokratike më datë 11 Dhjetor.”