19:21 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Basha: Qeveria Rama po e shkatërron Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka bërë thirrje për largimin e qeverisë aktuale, pasi ajo sipas tij përmes krimit të organizuar po e shkatërron vendin.

Në fjalimin e tij para masës së mbledhur në protestën e opozitës që po mbahet në Tiranë, kreu demokrat tha se Rama ofron dhunën si mjetin e vetëm për zgjidhje.

“Ky është parlament jo legjitim, kjo është qeveri jo legjitime”, tha Basha.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për dhunën në protestën e së shtunës ndaj protestuesve, duke thënë se vetëm dhuna zgjedhore është ajo që mban Qeverinë Rama në pushtet.

“Ne jemi në betejë për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, ne jemi për Kushtetutë dhe për të drejtën e qytetarëve”, u shpreh kreu demokrat,