Basha sërish bën thirrje qytetarëve për protestë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, sërish ka bërë thirrje qytetarëve për protestë.
Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i PD, ka thënë se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa edhe një herë ka bërë thirrje për protestën sot në orën 19:00.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja”- shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkuar protestës. Pushteti i krimit ka rënë! Parlamenti është i paligjshëm! Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke! Shtëpitë po prishen për korrupsion. Drejtësia është e kapur! Biznesi po rrënohet! Dhuna godet kudo! Thika e pushtetit ka prekur palcën!”
“Nuk durohet më! Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Evropës!”, ka shkruar Basha.