Basha synon të përçajë LDK-në, Abdixhikut i kërkon të mos e dëgjoj Avdullah Hotin

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar pasi LDK-ja nuk e votoi marrëveshjen ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Fondit OPEC në vlerë prej 40 milionë dollarëve.
Sipas Bashës, LDK-ja duhet ta kujtojë se, nëse kthehet ndonjëherë në pushtet, mund t’i duhet përkrahja për marrëveshjet ndërkombëtare dhe çdo precedent që po e shkakton është i rrezikshëm.
E fajin për votimin kundër ia ka lënë deputetit Avdullah Hoti.
Postimi i plotë i Bashës:
Sa për informimin e opinionit publik, është absolutisht hipokrizi që sot LDK refuzon dhe rrëzon marrëveshje ndërkombëtare.
Fillimisht, cka nuk duhet me harru është se deputeti Hoti ndoshta nuk mendon të kthehet ndonjëherë në pushtet, por LDK-ja duhet me ditë që ndoshta kthehet, e nëse kthehet, le ta kujtoj se ka me iu dashtë përkrahja për marrëveshje ndërkombëtare, dhe cfardo praktike tjetër është precedent i rrëzikshëm qe po e shkakton. Prandaj 𝐧ë𝐬𝐞 𝐳. 𝐀𝐛𝐝𝐢𝐱𝐡𝐢𝐤𝐮 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦, 𝐚𝐭ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐝ë𝐠𝐣𝐨𝐡 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐇𝐨𝐭𝐢 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐞 𝐝ë𝐦𝐭𝐨𝐧 𝐋𝐃𝐊-𝐧ë, 𝐞 𝐬𝐢𝐝𝐦𝐨𝐬 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐞 𝐝𝐢𝐭ë 𝐟𝐚𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐪ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐳. 𝐇𝐨𝐭𝐢 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐣𝐚 𝐩ë𝐫 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë 𝐬𝐨𝐭.
Marrëveshjet sot synojnë që shumica e mjeteve të përdoren për reformën e skemës sociale dhe penzionale, kurse deputeti Hoti po thotë se nuk duhet votuar kjo marrëveshje sepse sipas tij, një pjesë e vogël e saj shkon për pagesat që i ka bë tanimë qeveria për skemat sociale.
Tash sa për sqarim, këtu shpërfaqet hipokrizia. Në kohën kur deputeti Hoti u zgjedh paligjshëm Kryeministër duke rrëzuar Qeverinë Kurti 1 në mes të pandemisë, po i njejti solli në Kuvend të njejtën marrëveshje ndërkombëtare financiare. Edhe pas rrëzimit të Qeverisë me urdhër të Grenellit, ne si Grup Parlamentar dhe unë si deputet në atë grup me 24 korrik 2020 e kemi votuar atë marrëveshje ndërkombëtare financiare, dhe po e njejta marrëveshje ka pas brenda saj mjete që kanë shkuar për pagesat e skemave sociale.
𝐅𝐚𝐤𝐭𝐞𝐭: 𝑺𝒉𝒊𝒉𝒏𝒊 𝒎𝒂𝒓𝒓ë𝒗𝒆𝒔𝒉𝒋𝒆𝒏 𝒆 𝒗𝒊𝒕𝒊𝒕 2020!
𝐏𝐣𝐞𝐬𝐚 𝟐. Përkrahja e amvisërive në respektimin e masave të kontrollit të shëndetit publik.
A. 𝐌𝐢𝐫ë𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐚𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜ë𝐬 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.
B. 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫ë𝐬 𝐬ë 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐚𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜ë𝐬 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.
C. 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐚𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜ë𝐬 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.
Pra kjo tregon që ne synojmë reformë në drejtësi, këta e vonojnë me dërgimin e ligjeve në Gjykatë Kushtetuese. Ne synojmë reformë në skema sociale e pensionale, këta i rrëzojnë. Kjo na sjell me një konstatim të vetëm, se janë këtu me pengu cdo reformë dhe e bëjnë këtë duke mashtru dhe njëkohësisht dëmtu qytetarin e Republikës!