17:53 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Basha thirret në Prokurori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të thërritet në Prokurori në cilësinë e të pandehurit për kontratat e lobimit në SHBA.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet ndër të tjera se Basha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet.

Basha duhet të paraqitet të hënën e 17 qershorit, në orën 09:00, në zyrat e organit të akuzës.

Përveç kryeopozitarit, për këtë çështje janë proceduar Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.