Basha: U shpërfaq se e kanë pasur qëllim bllokimin e Kuvendit

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha pas dështimit të zgjedhjes së tij për kryetar të Kuvendit tha se qëndrimi i partive të tjera se kandidati nuk duhet të jetë anëtar i qeverisë në këtë seancë doli se qëllimi i tyre ishte që të mbahet në ngërç Kuvendi.
“Të gjitha arsyet e tjera ranë në ujë. Pra u shpërfaq pas krejt kësaj kohe se e kanë pasur qëllim bllokimin e Kuvendit”, tha Basha.
Ai falënderoi deputetët e partive të tjera, duke iu referuar deputetëve Bekë Berisha dhe Arben Gashi, që votuan për zgjedhjen e tij për kryeparlamentar.