22:09 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Basha: Vdekja e Florencit lajm i kobshëm, përgjegjësi po heshtë

Kryetari i Partisë Demokratikë të Shqipërisë, Lulzim Basha ka reaguar pas vdekjes së Florenc Beqajt në Marsje të Francës, mbrëmë.

Basha ka thënë se vdekja e tij është një lajm i kombshëm për cdo shqiptar.

Basha ka thënë se përgjegjësi dhe shkaktari kryesor i gjendjes jo të mirë ku fëmijët po largohet ilegalisht po hesht edhe sot pë vdekjen e Florencit, shkruan Indeksonline.

Reagimi i tij i plotë:

Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze eshte nje lajm i kobshem per cdo shqiptar. Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron. Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.
Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.
Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!