75 Mall Live Search
15:43 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / b l

Bashës i shkon në zyre ambasadori britanik, u diskutua për seancën konstituive të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Kryetari Basha e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës ndaj Mbretërisë së Bashkuar për rolin e saj gjatë luftës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve demokratike të vendit tonë.

Gjatë bisedës, Kryetari Basha e falënderoi diplomatin Hargreaves për vizitën si dhe e njoftoi për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit.

Kryetari Basha dhe Ambasadori Hargreaves zhvilluan diskutim të hapur për reformat demokratike të ndërmarra nga vendi ynë, ku Kryetari e siguroi ambasadorin që Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës, si dhe qëndron e vendosur në avancimin e integrimit tonë në familjen evropiane, dhe synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Në anën tjetër, Ambasadori Hargreaves fillimisht e uroi Kryetarin Basha për detyrën e tij të re në krye të institucionit bartës legjislativ të Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe intensifikim të raporteve të vendit të tij me Kuvendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ridëshmon lidhjet e thella dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar