Bashkatdhetarë shmangeni Merdarin, pritje 7orë në dalje
Pritjet në Mendar janë zgjatur.
Derisa në mëngjes ishte deri në 5 orë e 10 minuta, tashti pritjet janë më shumë se 7 orë.
Përkatësisht, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në këtë pikë kufitare 7 orë e 10 minuta për të dalë nga Kosova.
Kurse, për të hyrë, pritjet janë vetëm një orë.
QKMK-ja kërkon nga qytetarët të shmangin përdorimin e kësaj pike kufitare, për shkak se kolonat dhe pritjet janë më të gjata, për dallim nga vendkalimet e tjera që janë më të qeta./Indeksonline/