18:50 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bashkatdhetarët po presin më shumë se tri orë në Merdare

Pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në Merdare është kthyer në një vend ku pritjet janë shumë të gjata për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.

Pritjet për hyrje në Kosovë nga kjo pikë kufitare sot ishin të gjata për më shumë se tre orë, kështu duke krijuar kolona deri në 3 kilometra, njofton Indeksonline.

Ndryshe, tash në sezonin veror, dihet që është fluksi më i madh i veturave nëpër pikat kufitare e sidomos në atë të Merdares./indeksonline/