Bashkatdhetarët votojnë sot në konsullatat dhe ambasadat e Kosovës, këto janë qendrat e votimit

Të dielën në vend organizohen zgjedhjet për Kuvend, të 6-tat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Në zgjedhjet e sivjetme, proces ky me rëndësi të madhe për vendin, janë regjistruar për votim 104.924 mërgimtarë, prej të cilëve 84.525 kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, shkruan IndeksOnline.
20 mijë e 324 është numri i bashkatdhetarëve që do të votojnë sot, më 8 shkurt, nga konsullatat dhe ambasadat jashtë vendit, shkruan IndeksOnline.
Kështu, mërgimtarët do të kenë mundësi të votojnë në një qendër votimi në Vjenë të Austrisë, në dy qendra në Bruksel të Belgjikës, 1 qendër në Pragë të Çekisë, një në Kopenhagë të Danimarkës, dy në Francë (Paris dhe Strasburg), dy në Berlin, Mynih, Hamburg, Shtutgart, Frankfurt, e tri në Dyseldorf të Gjermanisë, një në Hagë të Holandës, një në Budapest të Hungarisë, një në Romë e një në Milano të Italisë.
Do të votohet gjithashtu në dy qendra në Kanada: Otavë dhe Toronto, një qendër në Zagreb të Kroacisë, një në Shkup të Maqedonisë së Veriut, dy në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, një në Oslo të Norvegjisë, një në Uashington e dy në Nju-Jork të SHBA-së, një në Lubjanë të Sllovenisë, një në Stokholm të Suedisë, një në Stamboll të Turqisë dhe nga dy në Bern, Gjenevë e Cyrih të Zvicrës.
Më poshtë lista e plotë me adresat:


Qendrat e votimit hapen në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllen në ora 19.
Kujtojmë se gjatë javës kanë arritur mijëra pako me fletëvotime nga mërgata./IndeksOnline/