75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / MSH1

Bashkë e nisën Lëvizjen, bashkë garojnë sërish: Albin Kurti nr. 1 dhe Hysen Durmishi nr. 24

Në fillim ishin pak, por me kohën u bënë shumë. I bashkoi ideali dhe rruga e përbashkët e rezistencës, fillimisht si shokë burgu, e më pas si bashkudhëtarë në liri. Së bashku themeluan Lëvizjen Vetëvendosje dhe së bashku vazhduan rrugëtimin politik.

Gjatë disa mandateve, Albin Kurti dhe Hysen Durmishi fituan besimin e qytetarëve dhe u zgjodhën deputetë në Kuvendin e Kosovës. Me kalimin e kohës, njëri u bë kryeministër i vendit, ndërsa tjetri mori përgjegjësi ministrore në qeveri.

Sot, ata garojnë sërish në zgjedhje. Albin Kurti kandidon për kryeministër me numrin 1, ndërsa Hysen Durmishi për deputet me numrin 24, në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, me numër 116.

Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, me një listë prej 110 kandidatësh e ku në mesin e tyre ka profile të ndryshme të jetës kulturore, sportive, arsimore e intelektuale.