75 Mall Live Search
21:01 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Bashkë me deputeten, Daut Haradinaj viziton familjen Maçastena

Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Daut Haradinaj, nuk ka munguar as këtë të martë për të vizituar familje të ndryshme në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj kohëve të fundit është tejet aktiv në vizta që u bën familjeve , duke dëgjuar hallet e problemet e tyre që kanë çdo ditë.

Kësaj here ai së bashku me deputeten Albena Reshitaj kishin qenë në konak të familjes Manqestena.

Ata diskutuan për brengat dhe problemet që i preokupojnë shoqërinë.

“Isha i nderuar me mikpritjen e familjes Manqestena, Së bashku me deputeten Albena Reshitaj diskutuam për brengat dhe sfidat që na presin”, ka shkruar ai./IndeksOnline/