Bashkë me familje, Labi zgjedh Ksamilin për pushime

Edhe këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri ka nisur pushimet bashkë me familje.
Këtë e ka bërë të ditur ai përmes disa fotografive që ka shpëndarë në rrjetet sociale.

Labi bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij kanë udhëtuar drejt Ksamilit, transmeton Indeksonline.

“Ju përshëndesim nga zemra, unë Dielli dhe Hana. Zoti ju ruajtë e ju dhuroftë të mirat e tij për familjet tuaja. Ksamil 2020 sa ëmbël e sa këndshëm po i vjen era SHQIPËRI”, ka shkruar Labi sipër imazheve që ka postuar.

Ndërkohë, rikujtojmë se Labi vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos i besojnë virusit Covid-19, pasi sipas tij ai është thjeshtë mashtrim./Indeksonline/