Bashkë me Krasniqin në polici shoqërohet edhe një zyrtar tjetër

Policia e Kosovës ka konfirmuar shoqërimin në stacion të policisë të drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.
Përveç tij, policia thotë se për intervistim është shoqëruar edhe një zyrtar tjetër.
Që të dytë po dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona”, ka deklaruar për IndeksOnlinen, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Ai ka thënë se ata janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare./IndeksOnline/