75 Mall Live Search
09:25 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bashkë me Leotrimin, dorëzohen në polici edhe dy të dyshuarit e tjerë

Ditën e djeshme në stacion policor është vetëdorëzuar, djali i Shaban Sylës, Leutrim Syla si i dyshuar për vrasjen që ndodhi më 22 gusht në fshatin Nekoc të Drenasit.

Pos Leutrim Sylës, në stacion policor janë vetëdorëzuar edhe dy të dyshuar të tjerë (njëri prej tyre i mitur).

Kjo gjë u bë e ditur nga Policia e Kosovës, në raportin 24- orësh, raporton Indeksonline.

Fsh. Nekoc, Gllogoc 22.08.2020 – 18:24. Lidhur me rastin, më 26.08.2020 janë vetëdorëzuar tre të dyshuarit meshkuj  kosovarë (njëri i mitur), të cilët edhe kanë dorëzuar armën  e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Viktima në këtë rast ishte Qamil Demiri, i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri e në rastin në fjalë ishin të përfshira dy familje nga Drenasi./Indeksonline/