75 Mall Live Search
10:49 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bashkë me tortën e ditëlindjes, Joshua pret një mysafir të padëshirueshëm

Ish-kampioni i botës në Boks, pret mysafirë të papritur në festën e Ditëlindjes

Anthony Joshua ka festuar 30-vjetorin e lindjes këtë të hënë, shkruan Indeksonline.

Por ai ngeli i habitur kur një person i paftuar erdhi dhe i kërkoi një copë gjaku për testin Doping.

E gjithë ngjarja ndodhi pak pasi menaxheri i yllit britanik, Freddie Cunningham, i solli tortën gjigante të ditëlindjes, derisa testuesi i drogës shfrytëzoi këtë rast për ta kryer punën e tij.

Anthony Joshua do të zhvillojë revanshin më 7 dhjetor, për atë që quhet “rikthimi i dinjitetit” ndaj Kampionit aktual të botës në boks, Andy Ruiz Jr.

Ndeshja do të zhvillohet në një skenë të mahnitshme në Arabinë Saudite. /IndeksOnline/