75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bashkë te skuadra e Premierligës, Ibra e Ancelotti!

Zlatan Ibrahimoviqi është në bisedime te avancuara me skuadrën e njohur nga Premierliga angleze, Everton.

24 orë pasi që Evertoni ka arritur në parim marrëveshjen me Carlo Ancelottin, tani skuadra nga Liverpooli është afër që të sigurojë edhe sulmuesin e famshëm suedez.

Dyshja ka punuar bashkë sa ishin te PSG-ja ku kishin fitues disa trofe së bashku.

Ibrahimoviqi është futbollist i lirë pas largimit nga LA Galaxy. Shumë skuadra janë të interesuara për të, ndërsa kalimi te Milani vlerësohej si më i afërti.

Por, duket se oferta e Evertonit është më joshëse dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij te Evertoni./Indeksonline/