Bashkatdhetari dhuron 25 palë veshmbathje për Njësinë e Zjarrfikësve në Suharekë

Bashkatdhetari nga fshati Studençan, Tarzan Binaku, që punon dhe vepron në Zvicër, sot ka dhuruar një donacion me 25 palë veshmbathje për Njësinë e zjarrfikësve, në Suharekë.
Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, ka falënderuar donatorin dhe ka i ka dhënë mirënjohje për këtë gjest të mirë dhe human:
“Jemi falënderues ndaj të gjithë atyre, që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë, posaçërisht diasporën tonë”, ka thënë kryetari Muharremaj.
