75 Mall Live Search
11:58 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Bashkëfshatarët rrahen mes vete në Prizren, shkak një e mitur

Dy persona dje kanë përfunduar në prangat e Policisë në komunën e Prizrenit.

Kjo pasi që të njëjtit kanë sulmuar një të mitur, për arsyje se ky i fundit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur).

Kështu bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Mirëpo, IndeksOnline mëson se të njëjtit janë bashkëfshatarë.

“Prizren, 09.03.2021 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar ( i mitur), për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Nga njëri i dyshuar, është konfiskuar një armë zjarri me tre fishek. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/