75 Mall Live Search
14:14 / E Diele, 28 Korrik 2024 / Gj. Sh

Bashkëlojtar me Ronaldon, Ederson flet për të ardhmen

Portieri i Manchester Cityt, Ederson javët e fundit është lidhur me një transferim në Arabinë Saudite.

Është raportuar se portieri brazilian pritet të largohet gjatë afatit kalimtarpër shkak të ofertës së majme nga Al Nassr, shkruan IndeksOnline.

Por Ederson ka folur së fundmi rreth këtyre lajmeve, duke thënë se nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Asgjë nuk është vendosur. Jam i lumtur të dëgjoj se Pep dëshiron që unë të qëndroj, është i kënaqur, ai është një gjeni. Jam i lumtur këtu. Jam i qetë. Çfarëdo që të ndodhë është në duart e Zotit, ai e di rrugën e drejtë”, ka deklaruar Ederson.

30-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2026 por oferta nga Al Nassr është vështirë e refuzueshme./IndeksOnline/