08:14 / E Martë, 16 Korrik 2019

Bashkëlojtarët e turpërojnë në dy raste në stërvitjen e parë Griezmannin

Yjet e Barcelonës ishin të pamëshirshëm në mënyrën se si e mirëpritën Antoine Griezmannin.

Pavarësisht që u kushtoi katalunasve 120 milionë euro, francezi nuk u kursye në seancën e parë të stërvitjeve.

Duke e u munduar që të ndal topin, dëshira e futbollistit nuk u përputh me aftësitë mbrojtëse kur e pa teksa i kaloi topi ndër këmbë.

Në një rast ishte Ivan Rakitic, me të cilin kishte pasur mos marrëveshje gjatë finales së botërorit Rusia 2018, kur Franca ka mposhtur në finale Kroacinë.

Ndryshe, zyrtarët e klubit të Atletico Madridit po kërkojnë një mënyrë për të fituar edhe 80 milionë euro pasi po e akuzojnë Barcelonën se kishte arritur marrëveshje para afatit me futbollistin.