23:18 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bashkëlojtarët Mings dhe El Ghazi kacafyten me njëri tjetrin

Dy futbollistët e Aston Villës, Tyrone Mings dhe Anwar El Ghazi janë bërë viral në rrjetet sociale.

Të dy lojtarët u kacafytën mes vete gjatë duelit ndaj West Ham United, teksa gjyqtari kryesor i ndeshjes lejoi që ndeshja të vazhdojë.

Gjyqtari kryesorë Mike Dean nuk vendosi ta shqiojë VAR-in për ti përjashtuar dy futbollistët, por vetëm i qortoi ata.

Ndërkohë që shumë prej ndjekësve të kësaj ndeshje kanë kërkuar që EL Ghazi të përjashtohej nga loja, pasi që e goditi bashkëlojtarin e tij me kokë.

Më poshtë keni vetëm disa nga reagimet e tifozëve: