75 Mall Live Search
08:15 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / G T

Bashkëlojtarët te Juventusi e “qesin” nga loja Jonathan Davidin, sulmuesi kanadez në gjendje jo mirë!

Jonathan David po kalon momente jo të mira në skuadrën e Juventusit.

Sulmuesi i Kombëtares së Kanadës është “lënë” jashtë loje nga bashkëlojtarët e tij, shkruan Indeksonline

Siç raportohet në mediat në Itali, David është duke u injoruar nga bashkëlojtarët e tij – madje ai nuk ftohet as në takimet dhe darkat e futbollistëve.

Le duo Jonathan David-Edon Zhegrova va se reformer à la Juve ! 🇨🇦🤝🇽🇰

Kjo në fakt mund të vërtetohet edhe në miqësinë e zhdukër mes tij dhe futbollistit kosovar, Edon Zhegrova.

Dyshja ishte e pandarë gjatë kohës sa luajtën në Ligue 1 te Lille, por tani asnjëherë nuk shihen bashkë me njëri-tjetrin.

25-vjeçari deri tani në të gjitha garat ka shënuar tri gola për fanellën e “Zonjës së vjetër”./Indeksonline/